“Vol-Vo 4”, arrestohet 36-vjeçari që ishte në kërkim

  • 21 May 2019 - 09:24
“Vol-Vo 4”, arrestohet 36-vjeçari që ishte në kërkim

Ne vijim te operacioni policor i koduar “Vol-Vo 4”, eshte vene ne pranga nje person qe ishte i shpallur ne kerkim. 

Mesohet se specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës,  pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë  kapjen dhe ndalimin e shtetasit  të shpallur në kërkim më datë  22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të  koduar “Vol-Vo 4”  dhe konkretisht shtetasin M.Z 36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Mesohet se ky shtetas ishte ne kerkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”,  “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)