Për pak sa nuk e njohën Kosovën, kërcënimi që Tadiq dhe Koshtunica morën nga SHBA-ja dhe Gjermania!

  • 21 May 2019 - 09:51
Për pak sa nuk e njohën Kosovën, kërcënimi që Tadiq dhe Koshtunica morën nga SHBA-ja dhe Gjermania!

Ish-kryeministri dhe presidenti i Serbisë, Vojislav Koshtunica dhe Boris Tadiq ishin të gatshëm ta njihnin Kosovën por me një kusht të veçantë. Kështu ka deklaruar për emisionin “Cyrillic”, Urosh Suvakoviq, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Mitrovicës Veriore.

Ai ka paraqitur pretendimin e tij se dy politikanët nga Beogradi ishin pajtuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës në bisedimet që kishin me amerikanët.

Kushti kryesor i tyre ishte që emri i shtetit të ishte ndryshe. “Ata ranë dakord për çdo gjë përveç emrit, por disi ndryshe”, u shpreh ai.

Suvakoviq kujton kërcënimet e ambasadorëve të huaj, veçanërisht të gjermanëve Andreas Cobel, që nëse nuk e njihet Kosova, Lugina e Preshevës dhe Sangjaku do t’i merren Serbisë.

Më tej, profesori përmendi deklaratën e Nikola Sainoviç, ish kryeministri serb dhe zëvendëskryeministri i RFJ, i cili kishte theksuar se qëllimi i ndarjes së Jugosllavisë në fakt është të ndajë vendin, jo në gjashtë, por në tetë pjesë. 

(Kosova Sot Online)