Mori famë dhe u sulmua për tetënjakët në vitin 2009, kështu janë sot fëmijët

  • 21 May 2019 - 11:48
Mori famë dhe u sulmua për tetënjakët në vitin 2009, kështu janë sot fëmijët

Nadia Suleiman ishte në faqet e të gjitha mediave në vitin 2009, kur ishte shtatzënë me tetë bebe.

Ajo mbeti shtatzënë nëpërmjet metodave artificiale, dhe u akuzua se e bëri gjithçka për vëmendje dhe për të marrë shërbime shoqërore. Ajo u sulmua aq shumë, sa kur doli nga spitali e priste një tufë me protestues para shtëpisë.

Urrejtja nga publiku u bë aq e madhe, sa njerëzit në SHBA thoshin që duhej sterilizuar. Të tjerë e tallnin duke u veshur si ajo për hallouin dhe karnavale, jo vetëm në SHBA por dhe në vende të tjera.

Tashmë nënë e 14 fëmijëve, (gjashtë me shtatzëninë e parë) ajo rrëfen historinë e saj, dhe se si jeta në SHBA nuk ka qenë aspak e lehtë me 14 fëmijë dhe pa bashkëshort.

Sot fëmijët kanë mbushur 10 vjeç. Të tetë janë të shëndetshëm dhe të lumtur. Por kur dolën nga spitali, pasi lindën, te dera e shtëpisë kishin protestues.

Në vitin 1996, Nadia Sulejman u martua me Markos Gutierrezin dhe që ditën e parë e dinin që donin shumë fëmijë. Por mjekët thanë që çifti nuk bënte dot fëmijë. E vetmja zgjidhje ishte fertilizimi “in vitro”, të cilin bashkëshorti nuk donte ta bënte. Ai i tha që po ta bënte, do të ndaheshin.

Nadia zgjodhi fëmijët para bashkëshortit ndaj vendosi të ndahet e të vazhdonte fertilizimin artificial, por gjërat nuk shkuan siç priste.

Për procedurën “in vitro”, gruas i hiqen vezët nga trupi. Më të shëndetshmeve u vendoset sperma në një laborator.

Pasi qelizat të jenë ndarë, futen sërish në barkun e nënës, për të vazhduar procesin natyral në mitër.

Por ngaqë është e kushtueshme, dhe prapë s’ka rezultate 100%, mjekët vendosin më shumë se një vezë të fertilizuar.

Image
Image
Image
Image
Image