E  thotë Krasniqi: As ndarja e Kosovës nuk e shpëton Thaçin nga Gjykata Speciale

  • 21 May 2019 - 12:48
E  thotë Krasniqi: As ndarja e Kosovës nuk e shpëton Thaçin nga Gjykata Speciale

Duke parë reagimet e një pas njëshme të presidentit Thaçi, si reaksione ndaj secilit që kundërshton  opsionin e tij për marrëveshje me Serbinë që është edhe korrigjimi i kufijve, analistët politik theksojnë se  i pari i shtetit e ka humbur kontrollin  tërësisht dhe sikur është duke pëlcitur, për të bërë gjithçka që të arrij me çdo kusht të ndaj Kosovën, vetëm e vetëm me shpresën se kështu do ti shpëton edhe Gjykatës Speciale. Ai e bënë këtë deri në atë masë të reagimit dhe përplasjeve  sa që çdo kush që në një forme ose tjetër po e kundërshton,  ai po i shpallë luftë me të gjitha mjetet. Kështu veproi presidenti  edhe me kryeministrin Haradinaj të cilin  e quajti hiq më pak se të pa edukatë, ndërkaq për Edita Tahirin tha se ajo nuk di asgjë. Nga ana tjetër  e fyen  Sali Berishën, akoma më keq, e quan argat të Milosheviqit për 3 dekada, si dhe që Berisha ka nevojë për kolegjium mjekësh.

Analistët mendojnë se krejt ky motiv i përplasjeve dhe shpërthimeve të tilla vjen ngase po e sheh rrezikun e dështimit të planit  të tij së bashku me Vuqiqin për ta ndarë Kosovës, ashtu sikur këta e kishin projektuar, prandaj është gati ti shpallë luftë secilit kundërshtar të kësaj ideje, brenda dhe jashtë institucioneve të shtetit.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi thotë  për “Kosova Sot Online”  se  Thaçi mundë të “çartet” sa të do, por projekti i tij dhe i Vuqiqit për ndarje ka filluar të fundoset dhe nuk ka gjasa që të shpirton sepse  nokdaunin e parë e mori në Berlin. Prandaj sipas Krasniqit, "edhe ashtu  do të ishte  i kotë çfarëdo pazari që do të bënte Thaçi, në emër të shpëtimit nga Gjykata Speciale, sepse përgjegjësia para kësaj gjykate është e pa shmangshme edhe për kreun e shtetit të Kosovës, letrat janë gati. “ 

 

"Nuk ka rëndësi se çfarë thotë Hashim Thaçi. Ai është president i aksham pazareve. Kosova nuk do te ndahet për shkak se Hashim Thaçi e ka ne agjendën e tij. Ne Samitin e Berlinit u varros njëherë e përgjithmonë ideja e ndarjes, respektivisht lëvizjes së kufijve. Edhe nëse Kosova do te ndahej, Thaçi nuk do te mund t'i shpëtonte Gjykatës Speciale nëse është një prej të akuzuarve!”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)