Industria e çelikut në Britani në prag të kolapsit, rrezikohen 25.000 njerëz

  • 21 May 2019 - 13:07
Industria e çelikut në Britani në prag të kolapsit, rrezikohen 25.000 njerëz

Industria e Çelikut, në Britaninë e Madhe, e cila është edhe prodhuesja e dytë më e madhe e çelikut në botë, është në prag të kolapsit, e kjo do të ndodhë nëse qeveria nuk i ndan sot pasdite 30 milionë funte, edhe atë, urgjentisht, nëse dëshiron ta shpëtojë industrinë.

Përpunuesit e çelikut, të cilat shumica janë në pronësi të kompanisë gjigande Greybull Capital, e cila e vetme ka rreth 5.000 punëtorë, shumica prej tyre në Scunthorpe, në Anglinë Veriore, ndërkohë që 20.000 persona janë të varur nga funksionimi i kësaj industrie.

Greybull, e cila është e vetmja kompani e madhe e specializuar për përpunimin e çelikut, ka qenë duke punuar me humbje që nga viti 2016, ndërsa tani gjendja është emergjente.

Sindikata e kompanive të çelikut në Britani, ka kërkuar nga qeveria britanike, 75 milionë funte borxh për kompaninë Greybull, por për shkak të shkurtimeve buxhetore në vend, ata kërkuan më pas 30 milionë të tilla, thuhet nga burimet e Euronews, në negociatat që janë zhvilluar mes kompanive dhe qeverisë.

Nëse borxhi nuk i ofrohet kompanisë deri të martën pasdite, ajo mund që të mërkurën në mëngjes, t’i vendoset çelësi derës, gjë që do të shkaktonte krizë për 25.000 persona.

“Industria britanike e çelikut është bazë  e funksionimit të kompanive ndërtimore, dhe ka rëndësi strategjike për Britaninë e Madhe. Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë” tha Gill Furniss, zëdhënësi i partisë Laburiste.

“Administrata duhet të shqetësohet për mijëra punëtorë dhe familjet e tyre, të cilat varen nga kjo kompani, dhe ata janë pjesë e këtij vendi, i cili nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i mbështetur ata dhe për të investuar në këtë industri” shtoi ai.

Nëse çeliku britanik dështon, do të shënonte dështimin e njëra ndër industritë më të fuqishme të çelikut në botë.

Sindikata, jo vetëm që ka kërkuar, por kërkesën e kanë bërë në mënyrë urdhërore, që qeveria t’ia jep këtë borxh industrisë.

Sipas The Guardian, industria e çelikut po dështon për shkak të dështimi të qeverisë për ta kaluar Brexitin në parlamentin britanik.

Bizneset dhe konsumatorët në Bashkimin Evropian janë “tharë” dhe nuk tregtojnë si më parë, për shkak të mungesës së qartësisë në procesin e daljes nga BE’ja.

Qeveria britanike, i kishte dhënë 120 milionë funte gjatë fillimit të muajit maj, si tentim për ta shpëtuar industrinë, por si duket ato nuk kanë qenë të mjaftueshme. 

(Kosova Sot Online)