Flet avokati i njërit prej të arrestuarve për fajde: Klienti im u mashtrua

  • 21 May 2019 - 13:43
Flet avokati i njërit prej të arrestuarve për fajde: Klienti im u mashtrua

Naim Rudari, avokati i Mentor Maqani ka thënë se klienti i tij dhe 4 të arrestuarit e tjerë të arrestuar për fajde nuk janë grup.

Rudari tha se nuk Policia nuk ka pasur nevojë ta arrestonte Maqanin në mënyrë “spektakolare”, sepse sipas tij, ai është intervistuar vitin e kaluar.

Madje, avokati i Maqanit pretendon se është klienti i tij ai i cili është mashtruar nga i dëmtuari Faton Dalladaku.

“Mentor Maqani është mashtruar nga Dalladaku. I dëmtuari Faton Dalladaku ia ka shitë të mbrojturit tim një tokë që ka qenë e shtetit. Klienti im e ka blerë një pronë që nuk ka mundur ta shfrytëzojë sepse ajo ka dalë që është tokë e shtetit”, ka thënë ai.

Mafiozi Ismet Osmani – Curri, bashkë me 4 të arrestuarit tjerë, janë paraqitur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ismet Osmani-Curri, Ilir Bojku, Rrahim Hashimi, Mentor Maqani, Adil Thaçi, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “fajde” dhe “detyrim”.

Policia e Kosovës ka thënë gjatë dje se Curri me shokë kishte përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 2.5 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)