Reagon Hajrizi: Rexhep Hoti, njeri i deklasuar, të japë përgjegjësi për harxhimin e milionave!

  • 21 May 2019 - 16:28
Reagon Hajrizi: Rexhep Hoti, njeri i deklasuar, të japë përgjegjësi për harxhimin e milionave!

Testi i garës së diturisë i organizuar ditë më parë, në nivelin e arsimit parauniversitar po konsiderohet i dështuar nga drejtues shkollash, drejtorë komunalë e njohës të çështjeve të arsimit, duke e quajtur “Programin Nacional për Rininë” nga Rexhep Hoti, eksperiment skandaloz të radhës për tërë sistemin arsimor në Kosovë.

Image

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot Online", profesori Mentor Hajrizi ndër të tjera është shprehur "kam përshtypjen se Hoti me deklaratat e tij, aspak të arsyeshme, po përpiqet ta shpallë veten “strateg të fitoreve”, por në realitet është njeri i deklasuar dhe strateg i humbjeve për garat. Gara e tij, Gara e Diturisë, e ka marrë një epitet tanimë, e dështuar. Dështimi i vërtetë i programit të Hotit u pa në sytë e mësimdhënësve qysh me organizimin e Garës për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, e sidomos një dëshmi e qartë është organizimi i dobët dhe aspak profesional i Garës Nacionale të Diturisë".

"Programi Nacional për Rininë, i Rexhep Hotit, ka qenë eksperimenti i radhës për tërë sistemin arsimor në Kosovë. Programi i tij, nga vetë ai, po konsiderohet si një mision historik dhe një epokë e re për rininë kosovare e gjetkë. Ai në fakt ka një qëndrim soditës për programin, po e gënjen keq veten dhe po ia bën qejfin vetes dhe disa bashkëpunëtorëve të tij “ekspertë të dëshmuar” të cilëve ngurron t’ua thotë emrat (s’e di pse, ndoshta pse janë profesorë universitarë dhe nuk kanë njohuri të bollshme për lëndët përkatëse, ose-ose...). Kam përshtypjen se Hoti me deklaratat e tij, aspak të arsyeshme, po përpiqet ta shpallë veten “strateg të fitoreve”, por në realitet është njeri i deklasuar dhe strateg i humbjeve për garat. Gara e tij, Gara e Diturisë, e ka marrë një epitet tanimë, e dështuar. Dështimi i vërtetë i programit të Hotit u pa në sytë e mësimdhënësve qysh me organizimin e Garës për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, e sidomos një dëshmi e qartë është organizimi i dobët dhe aspak profesional i Garës Nacionale të Diturisë".

Sipas Hajrizit "kjo garë u përcoll me shumë parregullsi. Krejt çfarë mund të them është se gara nuk kishte as më pak e as 19 gabime në të gjitha testet e përpiluara, sepse numri i këtyre gabimeve shkonte tejpërtej. Hoti e bëri rrugën bosh, i shkoi mundimi bosh. Testet jo veç që kishin gabime teknike, ato kishin edhe gabime të panumërta përmbajtjesore e profesionale (disa prej gabimeve veçse i kemi bërë të qarta për publikun). Koordinatori mohon faktin se ka shumë gabime profesionale, madje në një konferencë për medie mësimdhënësit i quajti shpifës. Pse? Veç pse reaguan menjëherë, duke postuar testet e çelësat pyetjeve që kishin përplot gabime. Mësimdhënësit kurrë nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë propagandë shpifëse, ata përhapin dije. Hotit i duhet që t’u kërkojë falje mësimdhënësve, sepse ata i quajti shpifës. Ai nuk duhet t’i përsërisë më, si të tilla – me gabime plot, garat e tij, sepse arsimi shqip s’ka për t’ia falur kurrë më. Të hollat që janë ndarë për programin e tij, ka qenë më mirë të ishin ndarë dhe të ishin ndihmuar nxënësit ose familjet e tyre që ekonomikisht nuk qëndrojnë aspak mirë, ose të ishin ndarë për infrastrukturën shkollës ose për riparimin e saj etj.”

“Organet shtetërore (qendrore, lokale, të hetimit dhe organizatat) duhet të punojnë më shumë në këtë drejtim dhe duhet ta bëjnë analizën e të metave të këtyre garave dhe t’i marrin masat e duhura ndëshkimore ndaj Rexhep Hotit. Kosova nuk është burim i kapitalit, duhet kujdes i madh. Kërkohet përgjegjësi, e përgjegjësi për harxhimin e milionave po dihet tanimë. Rexhepi ka pozitë të lartë në politikë, siç edhe e dimë të gjithë, ndoshta kjo ka ndikuar që organet e shtetit të mos e marrin me seriozitet të madh dështimin e tij”, ka përfunduar Hajrizi.

(Kosova Sot Online)