Një muaj paraburgim për 4 të arrestuarit e djeshëm, Rrahim Hashimi lirohet

  • 21 May 2019 - 16:39
Një muaj paraburgim për 4 të arrestuarit e djeshëm, Rrahim Hashimi lirohet

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë sot vendim që Rrahim Hashimi të lirohet, derisa katër pjesëtarët tjerë të grupit të udhëhequr nga Curri do të mbeten në paraburgim për 30 ditë

Me të dalë nga Gjykata, Rrahim Hashimi, që u arrestua dje në Vushtrri si pjesë e grupit, tha se është liruar nga të gjitha akuzat.  I njëjti iu është bashkëngjitur familjarëve dhe është larguar.

“Jam liru prej akuzave, sdi cka me thanë. Flet avokati më vonë”, deklaroi Hashimi.

Ndryshe, Katër nga të arrestuarit dje në aksionin e gjerë të Policisë së Kosovës në lagjen Marigona në Prishtinë, mbeten në paraburgim prej 30 ditësh.

(Kosova Sot Online )