Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, disa të lënduar

  • 21 May 2019 - 17:25
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, disa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur  në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në Babush.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra ndër to, taksi i Ferizajit.

Dëshmitarët kanë thënë janë lënduar edhe disa punëtorë të cilët kanë qenë duke punuar në magjistrale.

Në vend ngjarje janë edhe pjesëtar të FSK-së.

Siç shihet në këto pamje, autoambulanca ka marrë të lënduarit.

(Kosova Sot Online)