Kurz do përballet me mocion votëbesimi javën tjetër

  • 21 May 2019 - 20:13
Kurz do përballet me mocion votëbesimi javën tjetër

Kancelari austriak Sebastian Kurz pritet të përballet me një mocion votëbesimi në parlament javën që vjen pasi që koalicioni i tij është goditur nga një skandal i korrupsionit.

Wolfgang Sobotka, një anëtarë i partisë konservative të Kurz, ka thirrur një seancë të veçantë për kuvendin këtë të hënë.

Agjencia e lajmeve të Austrisë ka raportuar të martën se partitë opozitare kanë dashur që kjo të mbahet të mërkurën, por Sobotka ka thënë që ai deshti të japë hapësirën e duhur para zgjedhjeve në parlamentin europian. Austria do zgjedhë deputetët për Parlament Europian këtë të diel.

Opozita ka thirrur një mocion mosbesimi që kërkon të largojë Kurz nga pushteti para zgjedhjeve të zgjedhjeve të hershme që priten të mbahen në shtator.

Kurz ka bërë propzoimin për zgjedhje të hershme pasi që doli video skandali ku shihen antarët e koalicionit të tij në një aferë korruptive.

Heinz-Christian Strache, që ishte zëvendës kancelar, ka dhënë dorëheqje të shtundën pasi ai u pa në një video duke ofruar favore një gazetari që ishte duke luajtur rolin e një investitori rus.

(Kosova Sot Online)