Do trafikonte 1000 kg kokainë, ky është shqiptari pjesë e organizatës kriminale italiane. U kapën mitralozë e një sasi e madhe droge

  • 21 May 2019 - 21:00
Do trafikonte 1000 kg kokainë, ky është shqiptari pjesë e organizatës kriminale italiane. U kapën mitralozë e një sasi e madhe droge

Guardia di Finanza në Romë, ka kryer një operacion të gjerë kundër një organizate të dedikuar në trafikun e drogës me bazë operacionale në Capitale.

18 urdhër-ndalimi me paraburgim janë lëshuar, ndërsa në krye të grupit ishte italiani Costantino Sgambati (42 vjeç), një figurë në zhvillim në skenën kriminale romake, i lidhur me eksponentët e fraksioneve të mirënjohura të mafies si “Coluccia” apo “Santa Corona Unita”.

Grupi ishte bërë një kanal i rëndësishëm i shpërndarjes së drogës.

Gjatë aksionit, u kapën 73 kg kokainë, 140 kg hashash, 20 armë zjarri përfshirë kallashnikovë, mitralozë Skorpion dhe silenciator, 6 kg eksplozivë të fuqishëm, 5 detonatorë dhe një jelek antiplumb, shkruan “Ilmessaggero”.

Hetimet, të cilat vazhduan për një kohë të gjatë për të rindërtuar strukturën e bandës, u lejoi hetuesve identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, midis të cilëve edhe një 31 vjeçar shqiptar.

Shqiptari Dorian Petoku, u arrestua në Gico, janarin e kaluar si pjesë e operacionit “Kostoja e ulët e Brazilit”, në përpjekje për të importuar mbi 1000 kg kokainë nga Amerika e Jugut në bashkëpunim me disa shtetas italianë, pjesë e organizatës.

 

(Kosova Sot Online)