Dështimi i “Testit të garës nacionale të diturisë": Hajni - hajnit nuk mund t'i kërkojë llogari'!

  • 22 May 2019 - 07:49
Dështimi i “Testit të garës nacionale të diturisë

Mbarëvajtja dhe gabimet trashanike që u hasën në testin e 'Garës nacionale të diturisë' edhe njëherë e vërtetoj se arsimit në Kosovë në të gjitha nivelet i është ndezur drita e kuqe e rrezikshmërisë.

Image
Florim Zeqa

Në një prononcim për gazetën "Kosova Sot Online", analisti Florim Zeqa ka deklaruar "arsyet pse nuk kërkohet përgjegjësi si nga qeveria ashtu edhe nga prokuroria se ku përfunduan paratë për këtë projekt skandaloz dhe të deshtuar janë abuzimet e njëpasnjëshme të qeverisë me paranë publike dhe kapja e sistemit të drejtësisë nga qeveria dhe PDK-ja në veçanti".

"Vetë emërimi i zëvendësministrit të Kulturës, Rexhep Hoti në pozitën e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, pozitë të cilën zëvendëskryeministri Rexhep Hoti e “shpiku” për vete, përveq konfliktit të interesit, dëshon edhe kapjen e tmerrshme të shtetit nga strukturat drejtuese të PDK-së.

Mbledhja e fundit e komisionit paralamentar e tregoi sesa i padenjë është për këtë post, pasi Koordinatori Nacional për Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, i fshehu se kush janë ekspertët e angazhuar dhe si përfunduan vetëm për vitin 2019, një milionë euro para të tatimpaguesve në skandale me gabime përmbajtësore të “Testit të garës nacionale të diturisë".

Sipas Zeqës "arsyet pse nuk kërkohet përgjegjësi si nga qeveria ashtu edhe nga prokuroria se ku përfunduan paratë për këtë projekt skandaloz dhe të dështuar janë abuzimet e njëpasnjëshme të qeverisë me paranë publike dhe kapja e sistemit të drejtësisë nga qeveria dhe PDK-ja në veçanti.

Hajni - hajnit nuk mund t'i kërkojë llogari. Këtë soj politikanësh të inkriminuar para drejtësisë së reformuar mund t'i qes vetëm një klasë e re politike, e guximshme, e përgjegjshme dhe pastër si loti".

(Kosova Sot Online)