Meksika vendosë të i ndihmojë të varfërit në një me një mënyrë interesante

  • 22 May 2019 - 08:39
Meksika vendosë të i ndihmojë të varfërit në një me një mënyrë interesante

Presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador ka vendosur të largohet nga rezidenca luksoze presidenciale. Por ai gjithashtu ka vendosur të i shesë të gjitha gjërat e panevojshme luksoze për të i ndihmuar të varfërit, transmeton agjencia e lajmeve Fox.

Lopez Obrador do qëndrojë në një apartament të klasës së mesme dhe e ka kthyer rezidencën në një muze.

Por të dielën ajo do shërbejë edhe si ankand i shitjeve për shumë të mira që janë konfiskuar, duke përfshirë edhe një Lamborghini Murcielago të vitit 2017 që kap vlerën e 73 mijë dollarëve. Nëse kjo ju duket shumë e shtrejtë atëherë aty është edhe një Mercedes Benz ML63 që kushton rreth 20 mijë dollar.

Të ardhurat do shkojnë për të varfërit në dy qytete në shtetin e Oaxakas.

Lopez Obrador do vazhdojë të shesë këto të mira të cilat janë konfiskuar nga kriminelët në raste të ndryshme.

(Kosova Sot Online)