Polonia ende kërkon dëmshpërblim nga Gjermania për dëme të luftës

  • 22 May 2019 - 09:25
Polonia ende kërkon dëmshpërblim nga Gjermania për dëme të luftës

Deputeti polak, Arkadius Mularcik, deklaroi të martën se në kundërshtim me pretendimet e Gjermanisë, nuk ka asnjë dokument që tregon se vendi i tij ka hequr dorë nga e drejta për të kërkuar kompensim nga Gjermania për humbjet e pësuara në Luftën e Dytë Botërore.

Berlini zyrtar insiston që Polonia ka hequr dorë nga këto të drejta në vitin 1953, ndërsa ishte nën kontrollin e Moskës. Mularcik, megjithatë i tha AP se një gjë e tillë nuk është vërtetuar dhe se një kopje e shënimit të vitit 1953, të nënshkruar nga udhëheqësi i atëhershëm polak, nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm.

Ai beson se kompensimi do të përmirësonte marrëdhëniet dypalëshe me Berlinin dhe tha se Polonia nuk u kompensua në mënyrë adekuate për humbjet njerëzore dhe materiale që pësoi gjatë pushtimit gjerman.

(Kosova Sot Online)