Paralajmëron Kapiti: Politika dhe drejtësia të pastrohen, të dekriminalizohen dhe të ndëshkohen

  • 22 May 2019 - 09:51
Paralajmëron Kapiti: Politika dhe drejtësia të pastrohen, të dekriminalizohen dhe të ndëshkohen

Apeli i ambasadorit amerikan në Kosovë për llogaridhënie të shkelësve të ligjit dhe ndëshkimin e tyre me burg, sipas ekspertit të fushës së të drejtës Skënder Kapiti, sado që po injorohet nga institucionet e drejtësisë, jep shpresë dhe besueshmëri se edhe në Kosove drejtësia do të shkundet një ditë dhe do të reformohet. Këtë optimizëm e shprehë Kapiti, pasi që ngjashëm kishte pasur reagime pikërisht nga amerikanët edhe në Shqipëri, para fillimit të VETTING-ut.

Image
Skënder Kapiti

“Apeli i ambasadorit Amerikan në Kosovë të kujton atë apel të ambasadorit amerikan në Shqipëri drejtuar si politikës , drejtësisë dhe opinionit publik shqiptar për një kohë të gjatë derisa edhe iu imponua politikës në Tiranë që të miratoj VETTING-un”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

 

Kapiti ka thënë se nëse vendoset një paralele, situata e drejtësisë në Kosovë është identike si ajo e drejtësisë në Shqipëri. “Kjo shihet edhe nga demaskimin e këtij sistemi drejtësie me fakte, me argumente,opinione e analiza intelektualësh e profesionistësh që e ka bërë për vite me radhe Gazeta "KOSOVA SOT",duke edhe promovuar me të drejtë edhe nevojën jetike të ndërmarrjes në Kosovë të nismës për miratimin e VETTING-ut edhe në Kosovë, madje "KOSOVA SOT" vazhdimisht ka bërë apel që këtë reforme duhet ta mbështesin, monitorojnë dhe ta drejtojnë po SHBA-ja, ashtu sikurse bënë edhe në Shqipëri”, ka thënë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kapitit, historikisht SHBA-të janë mbështetësit , mbrojtësit dhe përkrahësit vendimtare të çështjes shqiptare si ne garantimin e Shqipërisë, ashtu edhe në çlirimin dhe ne pavarësimin e Kosovës, dhe për këto arsye shqiptarët janë edhe populli më pro amerikan në botë. “Edhe reformimin e drejtësisë , edhe ngritja e funksionimi i shtetit ligjor ne Kosove qe ane jetike për shqiptaret , një gjë është e sigurte se shqiptaret do ta kenë edhe për eto ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-ve”, ka potencuar Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Përndryshe ai thotë se është fatkeqësi shumë e madhe kur politika dhe politikanët shqiptare dhe drejtësia në Shqipëri e në Kosovë janë kontra produktive, antihistorike, anti publike dhe të korruptuara e të kriminalizuara. “Kjo drejtësi dhe kjo politike nuk japin llogari dhe as nuk reformohen , por kjo politikë dhe kjo drejtësi duhen të pastrohen ,të dekriminalizohen dhe të ndëshkohen të gjithë ata të cilët kanë abuzuar me politikën ,pushtetit, me shtetin dhe me ligjin”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)