Arrestohet një person për trafikim me njerëz

  • 22 May 2019 - 10:28
Arrestohet një person për trafikim me njerëz

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”

Rasti sipas policisë ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë, ku është intervistuar një grua në cilësinë e viktimës ndërsa i dyshuari gjatë verifikimit ka rezultuar si person i kërkuar nga gjykata.

Policia bën të ditur se i dyshuari i është dorëzuar njësitit policor të Klinës.

(Kosova Sot Online)