Aksident trafiku në Klinë, katër persona të lënduar

  • 22 May 2019 - 10:30
Aksident trafiku në Klinë, katër persona të lënduar

Të martën në fshatin Gllarevë të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura është përplasur në një breg dheu. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ku vetura të cilën po e drejtonte i dyshuari i cili gjatë vozitjes si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u përplasur kështu në një breg dheu.

Së bashku me të dyshuarin në veturë kanë qenë edhe katër pasagjere të cilat kanë pësuar lëndime trupore, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Të lënduarave iu është ofruar tretman mjekësor, ku tri prej tyre më pas janë liruar për në shtëpi, ndërsa dy të tjera mbeten në trajtim të mëtutjeshëm.

(Kosova Sot Online)