Kurti pas takimit me Mustafën: U pajtuam që të përgatitemi për rrëzimin e Qeverisë

  • 22 May 2019 - 10:48
Kurti pas takimit me Mustafën: U pajtuam që të përgatitemi për rrëzimin e Qeverisë

Kanë filluar takimet e opozitës për t’u koordinuar për mocionin që mund të qojë në shtëpi qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Me ftesë të kreut të LDK-së, Isa Mustafës, sot ky i fundit është takuar me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin

Përmes një shkrimi në Facebook këtë e bëri të ditur lideri i VV-së.

Kurti ka shkruar se me Mustafën kanë biseduar për situatën politike si dhe për mocionin për rrëzim të Qeverisë.

Njoftimi i plotë:

Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.

 

Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit...

Posted by Albin Kurti on Wednesday, May 22, 2019

(Kosova Sot Online)