Gjilan: Falsifikuan patenta shoferi, arrestohen dy persona

  • 22 May 2019 - 10:58
Gjilan: Falsifikuan patenta shoferi, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj në Gjilan pasi që kanë falsifikuar patenta shoferi.

Sipas raportit policor, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Me 21.05.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që njëri prej tyre në mënyrë të rreme ka falsifikuar dokumente në këtë rast patentë shofer, lëshuar nga shteti i Austrisë për përfitime personale duke pajisur të dyshuarin tjetër dhe bashkëshorten e tij e cila është pajisur me dokument patentë shofer të R. Kosovës përmes patentë shoferit të falsifikuar të Austrisë.

Me vendim të prokuronit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)