Vdes dëshmitari kryesor i masakrës së Rezallës

  • 22 May 2019 - 11:58
Vdes dëshmitari kryesor i masakrës së Rezallës

Misin Deliu, një nga dëshmitarët kryesorë të Maskrës së Rezallës, ka ndërruar jetë sot.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e PDK’së, Blerta Deliu, tuke thënë se Deliu kishte qenë njeriu kyç për dëshmitë kundër gjeneralëve serb, Ljubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq, për krimet që kishin kryer në masakrën e 5 prillit në Rezallë.

Misini kishte dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale, për krimet që dy gjeneralët serb kishin kryer.

Njoftimi i plotë i deputetës Blerta Deliu:

Para pak ditësh kur po diskutoja në kuvend për themelimin e një Tribunali për të dënuar krimin dhe gjenocidin serb, potencova disa nga dëshmitë rrënqethëse të Masakresës së Rezallës..Njëri prej dëshmitarëve kryesor që i shpëtoi masakrës së 5 prillit, Misin Deliu, mëngjesin e sotëm paska ikur në amshim.Baca Misin, ky burrë i urtë e dashur, edhe pse ishte plagosur tri herë, i kishte mbijetuar pushkatimit masiv që bëri Serbia në Rezallë dhe kishte rrëfyer dëshminë rrënqethëse të krimit e gjenocidit serb…

Misini ishte dëshmitari kryesor që kishte dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ndaj dy gjeneralëve serb, Lubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq.Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për Drejtësi, njohje te krimeve dhe dënim të kriminelëve, prandaj nuk ka rrugë tjetër përveq zbardhjes së të vërtetës së dhimbshme.

(Kosova Sot Online)