"S'qenka shumë ftohtë" - publikohet një video e Haradinajt teksa lahet në liqenin e ngrirë

  • 22 May 2019 - 12:34

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sfiduar vetën, duke u larë në një liqen të ngrirë.

Pasi fundjavën e ka kaluar në bregdetin e Shqipërisë, ku edhe ia bëri sefte detit për këtë vit, kryeministri Haradinaj është ndalur për shëtitje në bjeshkë.

Gjatë ditës së djeshme Ramush Haradinaj ka postuar në Facebook se ka vizituar majën e Gjeravicës, shkruan Express.

Aty e ka provuar edhe larjen në liqenin e ngrirë. Madje shoqëruseve të tij u thotë “s’koka shumë ftoftë”.