'Godet' Kelmendi: Enver Hoxhaj kishte deklaruar se nëse UÇK fiton luftën, do të kërkonte azil politik në Serbi!

  • 22 May 2019 - 12:57
'Godet' Kelmendi: Enver Hoxhaj kishte deklaruar se nëse UÇK fiton luftën, do të kërkonte azil politik në Serbi!

Klasës aktuale politike të Kosovës, e cila po qeverisë me vendin tash e dy dekada, ju kujtua më në fund që të nxjerr një rezolutë dhe të ndëshkon krimet serbe në Kosovë dhe po ashtu që të inicion edhe krijimin e një Tribunali ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, por vetëm pasi Gjykata Speciale po iu rri mbi kokë si shpatë, secilit prej tyre që është listuar si emër në raportin e Dick Martit, thonë analistët.

Image
Muhamet Kelmendi

Prof. i së drejtës Muhamet Kelmendi, i cili qysh në mandatin e parë, të legjislaturës së parë të pas luftës kishte kërkuar që çështje parësore edhe e institucioneve të asaj kohe të jenë dëmet dhe krimet e luftës në Kosovë, ka ironizuar më këtë nismë të vonuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, por edhe me të gjithë ata deputet, pozitë e opozitë, që në foltoren e Kuvendit, secili sillej më patriot se tjetri.

Kelmendi thotë se "kjo që po ndodhë tani është një përpjekje për fshehjen e mosveprimit të shtetit, mbulimin e turpit dhe vetëm për të bërë skena politike kundër Gjykatës speciale, ngase e asnjë nga këto përpjekje Rezoluta nuk ia arrin qëllimit, dhe përkundrazi, shikuar nga aspekti juridik, Rezoluta paraqet edhe një turp".

“Ky për mendimin tim është një “patriotizëm” e jo mahi, patriotizëm i thënçin me bateria! E them këtë pasi që kryetari i PDK-se, paraqiti kërkesën për Tribunal Ndërkombëtar për të gjykuar krimet dhe gjenocidin serbomadh ndaj shqiptarëve në Kosovë, prej nga po vazhdon të kuvendohet në Kuvendin e Kosovës. Është e habitshme se si ia mërsyen deputetët e PDK-se me thirrje "patriotike" , sikurse të kishte qenë se këta vetëm sot ta kishin marr veshe se paska ndodhur krimi gjenocidial në Kosovë tash e para 20 viteve. Sa mirë a”! Ky është patriotizëm e jo mahi! Ndryshe mund të vlerësohet edhe si patriotizëm me bateria elektrike, pse jo, bateri të cilat u mbushën me energji dhe tani kanë shumë fuqi”, tha me ironi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo kritika ironike e Kelmendit nuk ndalet vetëm tek lufta e PDK-së për rezolutën dhe Tribunalin. Shuplakë të madhe përplasë ai edhe kundër LDK-së dhe individëve veç e veç në PDK, sidomos kundër zv. Ministrit dhe nënkryetarit të PDK-s Enver Hoxhaj.

“Por çka të thuhet për LDK-në. Kjo është parti e jo mahi. Zaten këta ishin çdo herë kundër luftës çlirimtare...! Ata të LDK-se me injorim dhe mohim të gjenocidit serbomadh, ndërsa këta të PDK -së me patriotizëm baterik. Në veçanti të gëzon diskutimi i disa politikanëve! Po përmendi këtu Enver Hoxhajn. Ky gjatë luftës në Kosovë ishte në vijën që edhe e deklaronte: "Nëse nën udhëheqjen e UÇK-se fitohet lufta, unë (thënje e Enver Hoxhajt) do të kërkoi azil politik në Serbi". E ku tani ky kthim patriotike mbi 380 shkallë i këtij patrioti ndikoj dhe u kthye në masën e madhe indoktrinuese edhe te patriotët patetik të PDK-së. Pra ata njëri pas tjetërit, kush më patriot se tjetri, akuzuan dhe atë 20 vite pas për gjenocidin, duke u indoktrinuar, dhe u kujtuan të flasin për gjenocidin serbomadh! E këtij i thonë turp o turp, nuk kanë farë ndërgjegje për mendimin tim”, tha Prof. Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)