Gjashtë të vdekur në protestë

  • 22 May 2019 - 15:26
Gjashtë të vdekur në protestë

Gjashtë persona janë vrarë dhe 200 janë lënduar gjatë protestave masive në Xhakarta të Indonezisë pas fitores së presidentit Joko Widodo. Policia e konfirmoi numrin e të vdekurve duke u bazuar në raportet e spitaleve. Ata thanë se shkaku i këtyre vdekjeve është duke u hetuar.

Komandanti i përgjithshëm i policisë mohoi se policët kanë përdorur municion vdekjeprurës gjatë përleshjeve, ndërsa qasja në rrjetet sociale është kufizuar nga autoritetet në disa zona për ta parandaluar përhapjen e thashethemeve.

“Disa prej viktimave patën plagë nga armët, disa patën ndrydhje, por ne ende kemi nevojë për ta vërtetuar këtë”, tha komandanti Tito Karnavian, duke raportuar për gjashtë personat e vdekur, të cilët besohet se janë vrarë gjatë orëve të natës.

Autoritetet thanë se protestat ishin të planifikuara dhe nuk ishin të rastësishme. Ato besojnë se një grup i personave provokues mund të jenë përgjegjës për dhunën e ndodhur. “Shumica e protestuesve nuk ishin nga Xhakarta, por erdhën nga vende të tjera”, dha Muhammed Iqbal, zëdhënës i policisë.

Protestuesit u mblodhën përsëri në Xhakarta edhe të mërkurën, ndonëse presidenti Widodo ka thënë se do të ketë reagim të ashpër kundër personave të dhunshëm.

Protestat në Xhakarta filluan në mënyrë paqësore të martën, por u shndërruan në përleshje të dhunshme pak më vonë. Protestuesit filluan t’i djegin veturat dhe ta sulmojnë policinë, shkruan “BBC”

(Kosova Sot Online)