Prindërit të tmerruar denoncojnë zhdukjen e vajzës, 15 vjeçarja reagon dhe habit me deklaratën e saj

  • 22 May 2019 - 15:49
Prindërit të tmerruar denoncojnë zhdukjen e vajzës, 15 vjeçarja reagon dhe habit me deklaratën e saj

Një 15 vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë një ditë më parë, teksa dyshimet janë se e mitura është rrëmbyer.

Pindërit e vajzës nga Fieri pretendojnë se ajo është rrëmbyer nga një i ri. Ata kanë bërë kallëzimin penal në policinë e shtetit dhe deklarojnë se vajza e tyre është larguar nga shtëpia në mëngjesh dhe nuk është kthyer më që nga dita e djeshme.

Por pas këtij denoncimi ka reaguar vetë 15 vjeçarja e identifikuar si Jurgena Xhelali, e cila ka shkuar në Berat. Ajo thotë se ndodhet atje me të dashurin dhe se nuk dëshiron të kthehet në shtëpinë e saj.

(Kosova Sot Online)