Polician liron adoleshenten që vrau babanë e dhunshëm

  • 22 May 2019 - 16:07
Polician liron adoleshenten që vrau babanë e dhunshëm

Një gjykatë italiane e liroi nga arresti shtëpiak një vajzë 19 vjeçe që e kishte vrarë babanë e saj të dhunshëm në shtëpinë e tyre në veri të Londrës. Prokurori i rastit tha se Deborah Sciacquatori ka vepruar në vetëmbrojtje gjatë rastit të dhunës në familje.

Ndonëse fillimisht ishte akuzuar për masakrim, vajza tash ngarkohet me një akuzë më të lehtë, e cila ka të bëjë me tejkalim të së drejtës për vetëmbrojtje, por edhe kjo akuzë mund të hidhet poshtë. Prokurori tha se vajza e kishte lutur babanë që ta ndalte dhunën.

“Është e mundur që gjykatësi hetues së shpejti të paraqesë kërkesë për mbyllje të rastit, sepse, sipas të dhënave që kemi deri tash, vajza ka vepruar në vetëmbrojtje”, tha prokurori i Tivolit, Francesco Menditto.

Ky rast i ka ngritur disa pyetje për dhunën familjare në Itali, përfshirë rastet kur veprimi në vetëmbrojtje mund të cilësohet si krim ose si gjë e lejuar.

Burri i vrarë, Lorenzo Sciacquatori, i cili dikur ishte boksier, ishte i njohur si njeri i dhunshëm. Ai ishte dënuar më burgim në vitin 2016 pasi e kishte sulmuar një polic, ndërsa familjarët e tij thanë se ai e ka rrahur vajzën e vet për 20 vjet me radhë.

Besohet se Deborah Sciacquatori ka qenë viktimë e dhunë së tij për një kohë të gjatë, por nëna e saj nuk i kishte raportuar rastet nga frika se autoritetet do ta dërgojnë atë nën kujdesin e tyre, shkruan “BBC”

(Kosova Sot Online)