Shefqet Kabashi në Dubravë e akuzoi këshilltarin e Kadri Veselit: Na e ke marrë bukën

  • 22 May 2019 - 17:02
Shefqet Kabashi në Dubravë e akuzoi këshilltarin e Kadri Veselit: Na e ke marrë bukën

Gjatë hallakamës që u bë në Burgun e Dubravës kur reagoi Shefqet Kabashi duke i apostrofuar zyrtarët e shtetit të cilëve u thoshte “marre” që po merrnin pjesë në përvjetorin e 20’të të masakrës. Aty ai e veçoi një figurë të PDK’së që momentalisht këshilltar i Kadri Veselit. Bëhet fjalë për Njazi Kryeziun, një figurë e njohur  e PDK’së me ndikim në rajonin e Prizrenit.

Kabashi i tha Njazi Kryeziu “na ke lënë pa bukë” gjatë rrëmujës që u krijua në këtë përvjetor. Thaci ka qenë një figurë  me ndikim në PDK’në e Prizrenit gjatë kohës sa me këtë qytet udhëhiqte Ramadan Muja që mund të thuhet se ishte një marionetë e tij.  Kryeziu ka qenë i përfshirë edhe në rastin “Pronto” ndërsa është akuzuar edhe për punësime të paligjshme në Komunën e Prizrenit.

Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit shpalosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit. Grabovci bashkë me Nijazi Kryeziun marrin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve. Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre. Biseda dëshmon se kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha është zgjedhur nga PDK-ja. Hoxha një kohë ka qenë edhe ushtrues detyre i kryeprokurorit të Shtetit.

Inicidenti në Dubravë ka përfunduar pas përfshirjes së policisë të cilët e kanë e kanë larguar me forcë Kabashin.

(Kosova Sot Online)