Në spitalin e Pejës vdes një i burgosur

  • 22 May 2019 - 18:42
Në spitalin e Pejës vdes një i burgosur

Gjatë ditës së sotme një i burgosur ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se rreth orës 15:40, ka ndërruar jetë i burgosuri,  me inicialet Gj. P, i lindur më 1965.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më  22 maj 2019, rreth orës 15:40, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri,  me inicialet Gj. P, i lindur më 1965. I burgosuri, rreth orës 14:50 është dërguar më urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë:, thuhet në njoftim.

Gjatë vuajtjes së dënimit,  i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhe të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante  nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë  edhe në QKUK .

 Gj. P akuzohej për Veprën  Penale; Vrasje e rënd.

Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

(Kosova Sot Online)