Ish- kryeministri italian për krizën në Shqipëri: Palët të ulen në tryezë, bojkoti s’është zgjidhje

  • 22 maj 2019 - 20:00
Ish- kryeministri italian për krizën në Shqipëri: Palët të ulen në tryezë, bojkoti s’është zgjidhje

Ish-kryeministri Italian Massimo D’Alema i bën thirrje të gjithë aktorëve politik në Shqipëri që të nisin dialogun dhe të shmangin tensione e dhunën, që sipas tij po largojnë gjithnjë e më shumë qytetarët nga politika.

Në një intervistë ekskluzive për Report TV, D’Alema shprehet se s’ka sens që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhje në një kohë që ato monitorohen nga ndërkombëtaret dhe cilësohen të rregullta, ndërkohë i bëri thirrje opozitës që të ndal aktet e dhunës e protestat të jenë demokratike.

“Natyrisht, përtej së gjithash zgjedhjet zhvillohen nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve kështu që zgjedhjet në Shqipëri janë konsideruar të rregullta nga ana e vëzhguesve ndërkombëtare. Dhe natyrisht që opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Nuk ka sens qe opozita të mos marre pjesë në zgjedhje. Protesta demokrate duhet te shprehet ne forma demokratike”, u shpreh D’Alema.

Sipas tij, bojkoti i parlamentit është i papranueshëm dhe palët duhet të ulen në dialog, pasi rrezikohet integrimi i Shqipërisë në BE.

“Unë si mik i Shqipërisë jam i shqetësuar për tonet e pakuptueshme e të ashpra që ka marrë konfrontimi politik në vendin tuaj, dhe në bazë të zgjedhjeve dhe sjelljeve që nuk janë të kuptueshme. Ajo që unë shpresoj sinqerisht është që të rifillojë dialogu kombëtar dhe që të jetë e mundur të kthehemi në një përballje civile midis forcave kryesore të politikës.

Një vend demokratik si Shqipëria që është në rrugën e integrimit europian, ideja qe opozita te dezertojë parlamentin është e papranueshme, kështu që apeli im, është të rifilloj dialogu për të mirën e këtij vendi që nuk mund të pranojë motivet e një përplasje kaq të ashpër që në fund sipas meje përfundon me largimin e qytetareve nga politika. Unë njoh shumë qytetar shqiptarë të cilët janë të tronditur përballë kësaj përplasje të cilët ndihen të huaj sepse nuk mund të kuptojnë arsyet e kësaj përplasjeje kështu që ftesa ime është të reflektojnë, të mbizotërojë mirëkuptimi dhe të rimarrin rrugën e një dialogu ndërmjet forcave partiake me të mëdha në vend”, përfundoi D’Alema.

(Kosova Sot Online)