Qeveria Haradinaj, pesë vota larg rrëzimit

  • 22 May 2019 - 20:02
Qeveria Haradinaj, pesë vota larg rrëzimit

LDK e VV dakordohen për rrëzimin e qeverisë, në mocion mungojnë rreth pesë nënshkrime. Kundër mocionit del edhe Zafir Berisha.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ai i Lëvizjes Vetëvendosje janë takuar sërish të mërkurën. Bashkëpunimi i tyre, mund të jetë lajm jo i mirë për koalicionin qeverisës.

Isa Mustafa është takuar të mërkurën me Albin Kurtin me ç’ rast kanë bërë me dije se janë afër finalizimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë.

E në Vetëvendosje thonë se sa më shpejt që munden do i përvishen punës për rrëzimin e qeverisë.

Por, deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci, tregon se nuk i kanë të gjitha nënshkrimet që i duhen për këtë mocion, megjithatë ajo thotë se do të angazhohen në këtë drejtim.

Inciuesit e këtij mocioni kësaj here kanë edhe një nënshkrim më parë. Është deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ai që pati thënë se do votojë pro rrëzimit të qeverisë, por duket se tash ka ndërruar mendje.

Me numrat e opozitës ironizoi edhe shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj.

Ky mocion nuk po e shqetëson kryeministrin, Haradinaj. Ai  ka thënë se qeveria e tij është më e kujdesshmja që ka parë Kosova.

Ndërkohë LDK ka muaj që është në përpilim të këtij mocioni për çka ka siguruar disa nënshkrime. 

(Kosova Sot Online)