Deshi t’ia merrte gruaja shtëpinë, ai e hedh në erë

  • 22 May 2019 - 20:18
Deshi t’ia merrte gruaja shtëpinë, ai e hedh në erë

Një ish-burrë hakmarrës ka hedhur në erë shtëpinë e tij, derisa ishte bashkë me gruan e tij të mëparshme brenda, pasi nuk donte që ajo të merrte pronën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ian Clowes, 68 vjeç, do të dëbohej në ditën kur shkaktoi një shpërthim të madh të gazit, i cili pothuajse e vrau atë dhe Elaine Clowes.

Image

Siç bëhet e ditur, gruaja 63-vjeçare u gjet e gjallë nën një grumbull rrënojash në dhomën e saj të gjumit ndërsa Clowes pësoi djegie të rënda që bënë që ai të kalonte gjashtë javë në një komë të shkaktuar nga mjekët.

Megjithatë, Clowes u dënua me pesë vjet dhe katër muaj burg nga një gjykatë në Bournemouth.

Image

Clowes gjithashtu do të duhet të paguajë kompensim për të dy, ish-gruan e tij dhe fqinjin e tij që ishte në shtëpi në atë kohë. Një tarifë e saktë ende nuk është rënë dakord.

(Kosova Sot Online)