Për dy vjet punësohen 217 veta nëpër ministri me kontratë mbi vepër

  • 22 May 2019 - 20:24
Për dy vjet punësohen 217 veta nëpër ministri me kontratë mbi vepër

 

Për dy vite janë punësuar 217 persona. Krejt këta i kishin lënë në kontrata mbi vepër. Kështu ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë shënuar numër rekord për lëshimin e kontratave të tilla.

Por, kjo nuk është ministria vetme që ka vepruar kështu. Sipas një hulumtimit të bërë nga D+, institucionet me numrin më të madh të kontratave mbi vepër janë: Ministria e Arsimit, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Infrastrukturës, si dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërkohë, hulumtim që është bërë për vitet 2016,2017 dhe 2018 është gjetur se jo vetëm nivelin qendror ka bërë punësime me kontrata mbi vepër.

Situatë e njëjtë është edhe në nivelin lokal. Nga kryeministri është kërkuar që të marrë vendim përmes të cilit ndalon përdorimin e këtyre kontratave.

(Kosova Sot Online)