“Më kërkoi të abortoja e më dhunonte” e reja rrëfen dramën e saj: Bashkëjetuesi më kërcënoi me jetë

  • 22 May 2019 - 20:28
“Më kërkoi të abortoja e më dhunonte” e reja rrëfen dramën e saj: Bashkëjetuesi më kërcënoi me jetë

Një vajzë 21-vjeçare nga Pogradeci rrëfeu sot historinë e jetës së saj më emisionin “ Me zemër të hapur”.

Ajo është shtatzënë por bashkëjetuesi e ka braktisur. Kohë më parë e reja u njoh me një djalë nëpërmjet rrjeteve sociale. Pasi të rinjtë biseduan midis tyre, filluan të frekuentoheshin. Pas një periudhe jo shumë të gjatë kohore, të rinjtë vendosën të fejoheshin.

https://www.youtube.com/watch?v=v9vWGkfmsm4#action=share

Vajza ra dakort të jetonte në shtëpinë e të riut sëbashku me prindërit e tij. Por mosmarrëveshjet e shumta midis tyre filluan të bëheshin pengesë për të vazhduar jetesën sëbashku. Vajza tregon se dhunohej vazhdimisht nga djali. Ndaj dhe ajo pasi e fali disa herë për hir të mentalitetit vendosi të largohet dhe ta denoncojë.

Në këtë situatë të vështirë e reja mori vesh që ishte dhe shtatzënë. Telashet për 21-vjeçaren nuk kishin të sosur. Djali sipas saj nisi ta kërcënonte me jetë ndërsa i kërkonte të abortonte fëmijën . Vajza  rrëfen sakrificat që ajo po bën për të sjellë në jetë fëmijën. Ajo kërkon ballafaqim me djalin si dhe i bën apel shtetit ta ndihmojë.

(Kosova Sot Online)