Pas skandalit prej 200 mijë eurove, Milaim Zeka kërkon arrestimitn e Kadri Veselit

  • 22 maj 2019 - 20:47
Pas skandalit prej 200 mijë eurove, Milaim Zeka kërkon arrestimitn e Kadri Veselit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka kërkuar burgimin dhe vendosjen e prangave për kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Gjithë këto deklaratat të Zekës kanë ardhur pas publikimit të një videoje  në të cilën flitet për nënshkrimin e kontratës dhe marrjen e lejes për ndërtimin e një spitali në hapësirat e QKUK-së, dyshohet se ka përfshirë në fajde, mashtrim dhe detyrim, një grup prej së paku 8 personash.

Dy protagonistët e një videoje teksa flasin për Rrahim Hashimin, si personi që do t’i ndihmonte Dalladakut për ta ndërtuar spitalin, ky i fundit, për këtë, përmend edhe emrin e Kadri Veselit.

Për këtë, Zeka ka shkruar se “shumë kisha pas dëshirë me e pa Kadrinë me pranga, edhe në burg.

Shkrimi i plotë:

Kadri Veseli u ba norvoze me fajdegjinje
Mire u kane me arrestu
Ja paskan permend emrin. Paska edhe inqizime, madje prej vitit 2013. As ne pyetje nuk ashte marre. Nuk di nese Kadria i ka marre 200 mi euro apo jo, ama edhe nese nuk i ka marre, shume bre kisha pase qef me pa Kadrine me pranga, edhe ne burg, edhe te poshtrum nga ata qe i ka vendos neper institucione.
Me ba me qu ne qeli, ndoshta i bjen ndermend me dite se sa poshte ka ra sistemi i drejtesise. Per nje video te tille ra qeveria ne Austri, ketu te ne bash kujte palla nuk i hane. Mjafton me kane i forte, dhe ne majat e partise…!!!

(Kosova Sot Online)