Godet Abazi: Thaçi me strukturat e SHIK-ut, janë duke ja shkatërruar themelet shtetit!

  • 22 May 2019 - 23:04
Godet Abazi: Thaçi me strukturat e SHIK-ut, janë duke ja shkatërruar themelet shtetit!

Analisti politik Haki Abazi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shprehur pikpamjet e tij troç se "edhe sa përgjime duhet me dalë ne pah me kuptu që "PRONTO" e udhëhequr nga Thaçi është rrjet kriminal dhe strukturat e SHIK të udhehequra nga Kadri Veseli, se bashku janë duke ja shkatërruar themelet e shtetit".

Ky është postimi i plotë:

"Edhe sa përgjime duhet me dalë ne pah me kuptu që "PRONTO" e udhëhequr nga Thaçi është rrjet kriminal dhe strukturat e SHIK të udhehequra nga Kadri Veseli, se bashku janë duke ja shkatërruar themelet e shtetit. Është turp që këta njerëz të flasin për viktimat dhe në emër të shtetit tonë.

Kosova do drejtesi dhe është kundër krimit dhe korrupsionit.

Nëse nuk shkojnë me dorëheqje, këta duhet larguar nga pushteti më të gjitha format për të parandaluar shkatërrimin e shtetit".

Image

(Kosova Sot Online)