Denoncon Badallaj: Shpend Jahti i kapur nga bandat më të rrezikshme kriminale të nëntokës!

  • 23 May 2019 - 07:30
Denoncon Badallaj: Shpend Jahti i kapur nga bandat më të rrezikshme kriminale të nëntokës!

Analisti politik Reshat Badallaj ka thënë se është e dhimbshme për të ardhmen e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinën, dhe për të ardhmen e prishtinasve në vitet që vijnë, për pasojat që do të bartin nga vazhdimi i udhëheqjes që kryeqytetit nga mafia e nëntokës kriminale të ndërtimit me Shpend Ahmetin kryetar që dy mandate rresht.

Image
Reshat Badallaj

Badallaj thotë se "është e habitshme se si arriti Shpend Ahmeti ti gënjej e mashtroj qytetarët dy herë, duke u thirrur gjatë fushatës zgjedhore kundër mafies ndërtimore, sepse me të njëjtat kompani ndërtimi, sapo e mori mandatin nuk la gurë pa lëvizur në kërkim të “hises e mitos” nga krimi I shitjes së lejeve ndërtimore, dhe nuk po ndalet as tani".

“Mjerisht, ata që nuk e dijnë dhe nuk e shohin, duhet të din se kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është i kapur nga bandat më të rrezikshme kriminale të nëntokës. Në këtë bandë banditësh është edhe i pari i kryeqytetit, pinjolli,këlyshi,matrapazi dhe pazarxhiu, Shpend Ahmeti, por, populli më botërisht i ka vënë damkën e zezë dhe njihet si Shpend jahti ose Shpend hajni. I lindur për dallavere,pazare, në fushata parazgjedhore arriti që të mashtroj popullin me mashtrime,premtime boshe dhe me rrena të kulluara”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, "Shpend Ahmeti u bë vegël e klanit famëzi PRONTO, u bë vegël i bandës serbiane DEVOLLI, që asnjë bandë në tërë rajonin nuk mund të gjesh më të rrezikshme, dhe asnjë bandë në tërë Evropën që bashkëpunon më së shumti dhe që e ndihmon Serbinë fashiste për të dalë nga kriza dhe në anën tjetër asnjë bandë banditësh bashkë edhe me shpend hajnin dhe shpend jahtin që punojnë për të shkatërruar buxhetin e shtetit dhe ekonominë".

“ Shikoni se çka është duke bërë masakër dhe krim me ndërtimet dhe për ta arsyetuar këtë krim dhe këtë hajni pa fije turpi e paraqiti veten si të rrezikuar se kinse do e vrasin! përse nuk e pyet vetën? E di këtë hajni këtë ky hajn,përndryshe perse e pruri vetën deri këtu? I di të gjitha të zezat se çka ka bërë më bandën serbiane Devolli,me klanin famëzi Pronto dhe shumë dallavere të tjera që herë do kur do të zbardhen”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

E krimi i mafies ndërtimore në Prishtinë, sipas Badallajt po ndodhë para syve të prokurorisë e cila nuk vepron edhe pse ka një mal denoncime dhe dosje para vetes.

“Është për të ardhur keq dhe për të habitur se si mund të hesht prokuroria speciale kundër krimeve që po ndodhin, si në tërë Kosovën dhe veçmas në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, kur edhe zyrtarisht kryetari është me procedurë penalë. Nuk mund të kuptohet se përse këto akuza për miliona të vjedhura mbahen në dollapë dhe i mbulon pluhuri kundër këtij hajni,bandave kriminale që e shkatërrojnë ekonomin e vendit. Shpend zeza, Shpend jahti dhe hajni e ka vendin në burg dhe jo në liri se shumë hajni i ka në shpinë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)