Ja kush kërkon që Hashim Thaçi t`i nënshtrohet një testi psikik!

  • 23 May 2019 - 07:38
Ja kush kërkon që Hashim Thaçi t`i nënshtrohet një testi psikik!

Duke parë reagimet e presidentit Hashim Thaçi, kundërshtimet dhe akuzat që po i bënë ai ndaj secilit që deklaron dhe e kundërshton idenë e shkëmbimit , korrigjimit të kufijve me Serbinë, si opsion i marrëveshjes finale në procesin e dialogut, analisti politik Reshat Badallaj, tha për “Kosova Sot Online” se "këtë e bënë vetëm një njeri i sëmurë psikik i cili ka nevojë për tretman serioz shëndetësor".

Image
Reshat Badallaj

Këto komente Badallaj i ka bëra pas kritikave dhe fyerjeve që Thaçi i ka drejtuar kundër kryeministrit Ramush Haradinaj duke e quajtur të pa edukatë, ndërkaq Edita Tahirit i ka thënë se ajo nuk di asgjë.

“Nuk po e them tani dhe sot, por, e kam thënë moti se Hashim zeza domosdoshmërish ka nevojë t´i nënshtrohet një testi psikik dhe në qoftë nuk është kjo duhet pasur nën kontroll për argatin që po i´a bënë Serbisë fashiste. Një njeri që ka mend në kokë, mund të kuptoj se kush mund të thotë budallallëqe të tilla. Unë vetëm po e përsëris atë që e ka thënë ky vetë: "...marrim Luginën dhe nuk e japim asnjë centimetër tokë..!? A nuk është ky hajvan me okë”, tha Badallaj për “Kosova sot Online”.

Sipas Badallajt, në këto përplasje që po ndodhin mes Hashim Thaçit dhe kundërshtarëve të idesë së shkëmbimit të territoreve, vjen era tradhti kombëtare nga veprimet e të parit të shtetit.

“Ky pa më të voglin dyshim hapur tregon se është krye kuisling dhe ju vetëm ky, por të gjithë ata që janë rrotull tij. Ky krye tradhtarë i sojit të Esat Pashë Toptanit, Ahmet Zogollit, Rrahman Morinës etj. që i shitën tokat tona Serbosllavisë, por tani dyzginat i ka marr Hashim zeza i Haxhi Brojës, është dalldisur dhe është hallakatur”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, "presidenti ka filluar ta humbë kontrollin në sjelljet e tij pasi që po kundërshtohet gjithandej, brenda e jashtë vendit, për argatin që ia bënë Serbisë fashiste".

“Dhe kur e pa se gjithkund morri shuplakë dhe kudo i treguan se je në rrugën e tradhtisë, tani fletë përçartë dhe i çmendur. Presidenti e hoqi maskën dhe e tregoi fytyrën e tij, me të hetuar se do i´a djeg bishtin Gjykata Speciale, ndërroi udhë dhe filloi të shes çdo gjë shqiptare Serbisë fashiste që na vrau,na theri,na dhunoi,na plaçkiti,na dogji të gjallë. Jo vetëm kaq, ky është në gjendje edhe ta jap Drenicën deri të pragu i konakut. Ky për interesa politike dhe për kapital jep çdo gjë të gjallë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online “.

Sipas Badallajt, "duke u joshur nga lakmia për tu pasuruar akoma më shumë dhe për të shpëtuar edhe nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi është gati ta jap edhe krejt Kosovën dhe ti shpallë luftë secilit që e kundërshton. “

“Për miliona para ky dilinxhi po do të shes Kosovën. A nuk është kjo çmenduri. Po a është ka e sheh se ka mbetur vetën që edhe bashkëpunëtorët e tij të deri djeshëm, më të ngushtë, e lanë vetën dhe në shi. Ky e di këtë punë që është duke e bërë, po e bënë punën e dreqit, është futur në mes paraja dhe frika që i ka hyrë në palcë nga Gjykata Speciale, se do të vdes përgjithmonë politikisht dhe do t´i merret pasuria e vjedhur”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )