Pushtetarët e inkriminuar nuk lejojnë ekonomi të lirë, por monopole kriminale!

  • 23 maj 2019 - 07:44
Pushtetarët e inkriminuar nuk lejojnë ekonomi të lirë, por monopole kriminale!

Në Kosovë, për vite me radhë nuk ka investime serioze në ekonominë tonë, kjo për arsye të mungesës së sigurisë së investitorëve.

Image
Dardan Grapci

Sipas raporteve ndërkombëtare, korrupsioni është enorm në të gjitha nivelet e institucioneve, si në nivelin qendror edhe në atë lokal, për rrjedhojë kemi një ekonomi të ngulfatur dhe pa prosperitet.

Në një prononcim për gazetën “Kosova Sot Online”, analisti politik Dardan Grapci është shprehur “ekonomia e tregut të lirë në Kosovë nuk egziston, e as nuk ka egzistuar, për shkak se këta pushtetarë nuk po lejojnë që të ndërtohen fabrikat, të hapen vende të reja të punës, të ketë arsim cilësor etj, sepse dëshirojnë që së pari ti mbushin xhepat e tyre dhe ti fryjnë llogaritë bankare, ti punësojnë bashkë-partiakët e tyre, familjarët e tyre etj”.

Sipas Grapcit, “Kosova në zhvillimin ekonomik jo vetëm që po udhëhiqet nga politika e kriminalizuar, por kjo elitë politike po mundohet që Kosovën ta bëjnë shtet kriminal, ku në sy të botës të dalim sikur njerëz mafioz. E kam cekur disa herë dhe do e cekë përsëri, në vitet e kaluara në Itali derisa ka qenë Kryeministër Silvio Berlusconi, edhe pse ka qenë vetë person i përfshirë në mafi, Italinë nuk e ka lënë anash, përkundrazi ka hapur vende të reja të punës, ka pasur zhvillim ekonomik të mirëfilltë etj. Kurse në Kosovë, politikanët, të cilët deklarojnë se kinse nuk janë të përfshirë në grupet mafioze, po e shkatërrojnë Kosovën dita ditës me vendimet e tyre skandaloze”.

Tutje sipas Grapcit ,“si në nivelin qendror, ashtu edhe lokal, duhet që të ndërprehen këto vendime skandaloze, dhe kjo nuk ndodh aty për aty, por duhet që qytetarët e vendit, që në zgjedhjet lokale ta ndëshkojnë me votat e tyre partinë apo personin në pushtet duke ia vënë voten një individi tjetër, i cili më të vërtetë din si bëhet zhvillimi ekonomik, edhe si rregullohen gjërat e atij qyteti. Prandaj e vetmja zgjidhje, për rregullimin e kësaj situate është rrëzimi i kësaj qeverie dhe dalja në zgjedhje të reja”.

(Kosova Sot Online)