Mbrojti shqiptarin e akuzuar për përdhunimin e 3 vajzave, e pëson keq avokati zviceran

  • 23 May 2019 - 08:42
Mbrojti shqiptarin e akuzuar për përdhunimin e 3 vajzave, e pëson keq avokati zviceran

E peson keq avokati qe mbrojti nje shqiptar nga Kosova, ne akuze per perdhunim te tre mikeshave te tij.

Familja bëri te pamunduren për të shpëtuar nga vuajtja e dënimit me burg kosovarin 29-vjeçar, të akuzuar për përdhunim të shumëfushtë seksual, nderkohe qe avokatit i eshte hequr e drejta e profesionit per se paku 1 vit.

Tri instanca gjyqësore provuan se 29-vjeçari, i ka perdhunuar tre mikesah te tij, duke i terorizuar dhe kanosur.

Nga frika dhe nën terrorin psikologjik, vajzat i jane nenshtruar perdhunimeve, e mbi kete fakt i akuzuari eshte mbrojtur.

Gjithnjë në këtë linjë, edhe avokati ka kerkuar shpalljen e tij të pafajshëm. Por, në gjykimin e shkallës së parë në Gjykatën e Qarkut Werdenberg-Sarganserland në vitin 2016 ai kishte dështuar në këtë përpjekje. Edhe Gjykata e Kantonit St. Gallen në vitin 2017 si dhe Gjykata Federale në vitin 2018 e kanë mbështetur vendimin nga shkalla e parë.

Gjykimi në Gjykatën e Qarkut është zhvilluar nën masa të forta të sigurisë. Madje procesi gjyqësor atje u desh të ndërpritej rreth mesditës. Për shkak të tensioneve u desh të silleshin edhe policë të tjerë si përforcim. Pjesëmarrësit në gjykim nuk u lejuan të dilnin jashtë sallës së gjykimit për shkak se ishte evidente se persona nga rrethi i të akuzuarit po paraqitnin rrezik, transmeton albinfo.ch. Kjo skenë përbënte kulmin e përpjekjeve të shumta të 29-vjeçarit për të ushtruar presion mbi viktimat.

Ato më parë i kishin tërhequr disa herë kallëzimet penale ndaj tij nga frika për jetën e tyre. Në këtë klimë, edhe avokati i kosovarit e kishte marrë dy herë në pyetje njërën nga vajzat e përdhunuara. Këtë e kishte bërë në zyrën e vet, pa lejen dhe pa praninë e avokates së saj.

Dy javë më vonë, Oda e Avokatëve e St.Gallenit ksihte hapur një procedurë disiplinore kundër avokatit. Në vendimin e saj, Oda kishte konstatuar se avokati kishte bërë shkelje të rregullave të profesionit. Si përfundim, ajo e kishte dënuar atë me dy vjet mos ushtrim të profesionit.

Pas ankesës së tij, Gjykata Administrative ia kishte ulur dënimin në 1 vjet mos ushtrim të profesionit. Por avokati sërish ishte ankuar. Kësaj here në Gjykatën Federale, duke kërkuar që dënimi (masa disiplinore)  t`i hiqej plotësisht. Ndërkaq, Gjykata Federale në vendimine  saj të publikuar ditëve të fundit, ka konfirmuar vendimin e instancës paraprake. Pra, atij i hiqet e drejta e prpfesionit per nje vit.

Ky dënim kishte ardhur edhe për faktin se avokati kishte tashmë më shumë se një precedent. Në vitin 2009  dhe në vitin 2014, atij i ishte hequr leja e punës  si avokat. Të dy herët bëhej fjalë për sjelljen e tij “jashtëzakonisht problematike”.

“Ndonëse nuk mund të vërtetohet në siguri të plotë se ai kishte ushtruar presion në kuptimin e presionit që ushtronte familja e kosovarit të akuzuar, rreziku që ai ta ketë bërë këtë, ishte i mundshëm. Veç kësaj, veprimi i tij `ngre dilema serioze për përshtatshmërinë e tij për të ushtruar  profesionin e abvokatit`. Ai sidoqoftë, ka shkelur në mënyrë të theksuar detyrimin e patjetërsueshëm të avokatit për të treguar kujdes ndaj një viktime të dyshuar të dhunës seksuale, e cila ndodhej në një gjendje të rëndë psikike”, thuhet në vendimin e Gjykatës Federale.

(Kosova Sot Online)