Policia apelon sërish: Na ndihmoni ta gjejmë këtë person

  • 23 May 2019 - 10:02
Policia apelon sërish: Na ndihmoni ta gjejmë këtë person

Policia njoftoi se më 16 maj është raportuar për një person të zhdukur.

Që nga ajo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën “19 Qershori” në Podujevë.

“Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)