Policia jep detaje për vdekjen e malazezit

  • 23 May 2019 - 11:58
Policia jep detaje për vdekjen e malazezit

Një malazez është gjetur i vdekur dje në një nga hotelet e vendit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Është raportuar se në një hotel është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Malit të Zi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)