Katër fëmijë ndërruan jetë brenda një kohe të shkurt në Podujevë

  • 23 May 2019 - 12:11
Katër fëmijë ndërruan jetë brenda një kohe të shkurt në Podujevë

Katër fëmijë kanë ndërruar jetë për një kohë të shkurtër, nga komuna e Podujevës.Gjatë ditës së djeshm, ka vdekur vogëlushi 14 muajsh nga Podujeva U.S.

Vogëlushi nga Podujeva, kishte qenë që një kohë duke u trajtuar në njërin nga spitalet e Turqisë, pas një sëmundje të rëndë që e kishte kapluar. Ai do të varroset nesër, në ora 14:00, në varrezat e qytetit të Podujevës.

Javë më parë, pas një sëmundje të rëndë, vdekjen e gjeti edhe Unik Statovci.

Për një kohë të gjatë, vogëlushi Unik Statovci pati qëndruar në spitalin Tirsova të Beograd-it, për t’u shëruar pasi lindi me një sëmundje të rëndë.

Uniku ishte diagnostifikuar me një infeksion viral në mushkëri.

Fëmija tjetër T.M., i lindur më 8 gusht 2018, kishte ndërruar jetë më 12 shkurt të këtij viti.

Ndërsa tre vjeçari A. A. ndërroi jetë më 22 shkurt, po ashtu nga një sëmundje të rëndë. Vogëlushi kishte lindur më 10 qershor 2016, dhe kishte qenë nga fshati Sibofc i Epërm i Podujevës.

(Kosova Sot Online)