Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prizren

  • 23 May 2019 - 12:15
Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prizren

Të mërkurën në mëngjes është arrestuar një person në Prizren pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave

Si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 61 fishekë, me të cilën dyshohet se ka kryer veprën cekur”, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)