Policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë ku mbetën të lënduar nëntë persona

  • 23 May 2019 - 12:17
Policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë ku mbetën të lënduar nëntë persona

Të mërkurën në Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar nëntë persona

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Rakovinë të Gjakovës, ku një autobus dhe një kamion janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)