Pse ambasadorët punojnë me politikanët e korruptuart – kjo është përgjigja e O’Connell

  • 23 May 2019 - 12:45
Pse ambasadorët punojnë me politikanët e korruptuart – kjo është përgjigja e O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Ruari O’Conell iu është përgjigjur pyetjeve që qytetarët i kanë parashtruar në llogarinë e tij në Facebook.

Një qytetar e ka pyetur ambasadorin se pse bashkëpunon me njerëz të politikës kosovare, kur e dini që janë të korruptuar, e përgjigja e O’Conell ka qenë interesante.

Ambasadori britanik ka thënë se janë të detyruar që të punojnë me ta, meqenesë kosovarët i kanë votuar ata.

“Sepse kjo është diplomacia: ne jemi të detyruar të punojmë me njerëz që ju i keni votuar”, është përgjigjur ai.

Ndërkohë, një qytetar tjetër e ka pyetur ambasadorin nëse ka ndonjë forcë që do t’i burgoste siç ka thënë ai “hajnat dhe kriminelat”, në krye të shtetit, O’Conell ka thënë se duhet tirmëri nga Policia dhe Prokuroria për këtë.

Derisa për skandalin me fajde në të cilin po përmendet emri i kreut të PDK’së, Kadri Veseli, ambasadori britanik ka thënë se për këtë duhet të përgjigjen votuesit e PDK’së. 

(Kosova Sot Online)