Alarmon Krasniqi: PDK-ja, fajtorja kryesore për shkatërrimin e vendit!

  • 23 May 2019 - 12:56
Alarmon Krasniqi: PDK-ja, fajtorja kryesore për shkatërrimin e vendit!

Derisa partitë politike në opozitë, po bëhen gati për të ngritur mocionin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, dhe për të shkuar në zgjedhje të reja të parakohshme, analistët politik parashohin rrezikun potencial të lojës që mundë të luhet nga PDK-ja, për ta futur atë në listën e përbashkët me LDK-në në mënyrë që në momentin kritik të marrëveshjes për koalicion qeverisëm të pengohet dhe pamundësohet koalicioni LDK-VV, tash për tash si e vetmja mundësi që parashihet për një ndryshim sado minimal për dallim nga qeverisja e tanishme kapëse e shtetit nga PANI.

Image
Faik Krasniqi

“Nuk janë pak vota që i duhen opozitës për ta rrëzuar Qeverinë. Për momentin opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë. Atyre ju duhen edhe votat e deputetëve të shumicës. Nëse deputetët e PDK-se votojnë për rrëzimin e Qeverise Haradinaj, do të thotë që PDK edhe mandatin tjetër do të jetë pjesë e pushtetit. PDK-ja nuk i jep votat për rrëzimin e Qeverise ashtu koti. Por as PSD-ja nuk i besoj që i jep votat për rrëzimin e Qeverisë, sepse dihen raportet e mira mes Shpend Ahmetit dhe Ramush Haradinaj. Nëse kjo Qeveri rrëzohet me votat e PDK-së, atëherë do të thotë që Isa Mustafa ka marrëveshje me PDK-në që pas zgjedhjeve të bëjnë prap koalicion. Nëse LDK prap vepron si në zgjedhjet e kaluara kur futi në listat e saj kandidatët e AKR-së, atëherë faji është i saj”, ka pohuar Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, "partitë e vogla në pamundësi që ta kalojnë pragun zgjedhor, normal që tentojnë të futen në sqetullat e partive të mëdha, gjë që do të provon ta bëjë edhe PSD-ja. Sido që të jetë matematika e koalicionit të ardhshëm, Krasniqi thotë se Kosovës më nuk i duhet një qeveri tjetër në të cilën do të bënte pjesë edhe PDK-ja sepse mjaft e kanë shkatërruar dhe zhvatur këtë shtet, edhe pse është i sigurt që LDK përsëri do ta pranonte një ofertë të tillë, ndonëse zgjidhja do ishte koalicioni LDK- VV".

“Nuk është zgjidhje që PDK- të jetë në pushtet, sepse kjo parti është fajtorja kryesore për shkatërrimin e vendit. Por Isa Mustafa dhe garda e vjetër e LDK-së nuk e kanë problem një gjë të tillë, vetëm e vetëm të jenë pjesë e pushtetit. Koalicioni LDK-VV është koalicioni më i duhur për ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje. Përndryshe, me mirë mos të kemi fare zgjedhje, sepse një pushtet ku është edhe PDK-ja nuk është zgjidhje por vetëm thellim të krizës dhe vazhdimësi e krimit dhe korrupsionit”, theksoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

"Afati më i përshtatshëm dhe i mundshëm për zgjedhjet e reja është shtatori, për shumë arsye. Në shtator deputetët e rinj i mbushin dy vite si deputet të Kuvendit dhe përfitojnë benificionet dhe privilegjet, arsyeja tjetër është liberalizimi i vizave ngase më së largu deri në shtator pritet të merret një vendim nga Këshilli i Ministrave për heqjen e vizave. Gjermania kohëve te fundit është bërë shumë e zëshme në këtë drejtim, dhe si e bindi Francën për mos lëvizje të kufijve, është duke e bindur edhe për liberalizim te vizave. Por e gjitha kjo pas përfundimit të zgjedhjeve në Bashkimin Evropian”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online