Vuçiq i pret nesër në Beograd përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

  • 23 May 2019 - 14:30
Vuçiq i pret nesër në Beograd përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të presë nesër (të premten) në Beograd përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës.

Në këtë takim do të marrë pjesë gjithashtu edhe Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën’, Marko Gjuriq, i cili kishte treguar se në këtë takim do të diskutohet për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Ky takim vjen pas zgjedhjeve të 19 majit për kryetarë të katër komunat në veri të Kosovës ku fituan kandidatët e Listës Serbe.

Ndërkohë KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve në veri

(Kosova Sot Online)