Meta: Kosova peng i fajdexhinjëve dhe kriminelëve të organizuar

  • 23 May 2019 - 15:12
Meta: Kosova peng i fajdexhinjëve dhe kriminelëve të organizuar

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta ka reaguar pas publikimit të videos ku dëgjohet emri i kreut të PDK-së, Kadri Veselit nga një grup që po hetohet për fajde, detyrim e mashtrim, e që thonë se atij i kishin dhënë 200 mijë euro.

Përmes Facebook’ut, Meta ka shkruar se Kosova po shpaloset si peng i fajdexhinjëve dhe kriminelëve të organizuar e përbashkuar.

“Edhe vet shtyllat e shtetit – kurrizi, dhe çdo pore e zgjatim i saj – perfshirë Institucionet e Drejtësisë (i gjithë zinxhiri – që nga Prokuroria e Gjyqësori, e pjesërisht edhe Policia (e cila megjithatë, dhe pa asnjë dyshim – ka edhe anët e saj të pa infektuara…), e tutje, peng të Kartelit Kriminel, dolën cipridon cullak edhe Institucionet Qeverisëse e të Administratës së saj, përfshirë partitë politike (që nga nëndegët – Partiokracia që po transportohet pastaj si kancer në Institucionet e shtetit), sikurse edhe e gjithë Shoqëria dhe Bizneset!
Krimi, Korrupsioni dhe Kartelet e strukturuara Mafioze, kanë mbërthyer trupin e Republikës, si një Kancer”,  ka shkruar Meta.

Sipas tij, tash, si asnjëher më parë duhet një mobilizim që këto raste të shpalosen.

“Tash ose kurrë – kërkohet vërtet, një mobilizim i menjëhershëm gjithë-shoqëror, partiak e politik, i shoqërisë civile dhe çdo njërës hallkë e qelizë të vendit tonë – antitrupat e mobilzuara…! 
– Mobilizim (voluntar) edhe misionar i mediave të shëndosha e profesionale (me ndihmë edhe të qytetarëve!) – për mbledhje të fakteve të gjithanshme e të gjithmbarshme (kemi dhjetëra e dhjetëra vetëvrasje nga pressingu e shantazhet e fajdexhinjëve, familje të tëra të sjella në buzë të greminës e vet-varrimit!); Duhet të shpalojmë të gjitha rastet konkrete, që janë të mirë njohura për qytetarët…!
Gjithashtu…, na duhet një Mobilizim dhe Lëvizje e gjithmbarshme, që me çdo formë, sikur në vitet e 90-ta të përbashkuar kundër Serbisë së Millosheviqit!) – të bashkohemi në Protesta kontinuale dhe të pa ndalshme në çdo cep të vendit – që t’a shkapim shtetin e institucionet e tij – nga rrjetet mafioze e kriminale (veçanërisht institucionet e drejtësisë), ku shpesh, mund të jenë edhe të njohur tanë, familjar, kolegë apo bashkë-rrugëtues (në dukje të parë) “inosent” e “të pa fajshëm” dhe, medemek, “të njerëzishëm”…!? 
– Republika dhe fatet e vendit, të fëmijëve tanë – po bjerren e plaçkiten pa pikë mëshire (t’i thua se janë t ‘Serbisë), e për çudi, edhe të vet Zotit dhe gjithë miqve tanë nga e gjithë bota – kjo masakër plaçkitëse, po ngjanë para syve tanë – pa asnjë rezistencë tonën të gjithmbarshme e pro-aktive, pa asnjë reagim të organizuar e sinkronizuar gjithë-shoqëror, pa ashpërsinë e kërkuar e t’pa kompromis, tonën si shoqëri dhe si individ…”, ka shkruar tutje Meta.

Ish-deputeti i LDK-së, tutje ka përmendur edhe rastin e korrupsionit në Austri, e dorëheqjen që erdhi pas saj, duke thënë se njejtë do të duhej të kishte ndodhur edhe në Kosovë, me rastin e fundit.

“E pamë frik edhe Austri, atje ku ka pakrahasimishtë më shumë shtet të konsoliduar e ligjor, drejtësi e shtet human – se megjithatë, u deshtë edhe reagimi e gjykimi qytetarë e shoqëror, që nxjerr jashtë sistemit (trupit) dhe i dërgon në hànin e hiçit e në skëterë dhe burgje gjithë dallaveregjinjtë, plaçkitësit, Kriminelët, Kartelet Mafioze dhe faqezinjtë, sado të fuqishëm e të pushtetshëm që të jenë…
Duhet, pa prit asnjë ditë, t’ngrihemi të gjithë, për hire të vetës, të Kosovës dhe andrrave tona për drejtësi, jetë humane, shtet që mbronë qytetarin e pa fajshim, që hap perspektivë për punëtorin e të drejtin, të përgaditurin e profesionistin, por edhe për shtet që ia ngjet dorën të pa aftit e hendikepuarit, të varfrit, e të pa shpresit…
Të gjithë bashkë…, ta gjuajm menjanë, Qoftlargun (kancerin) që na ka mbërthye gjithkah”, ka shkruar Meta.

(Kosova Sot Online)