Aksident i tmerrshëm: Vdesin diplomati shqiptar dhe gruaja e tij

  • 23 May 2019 - 17:43
Aksident i tmerrshëm: Vdesin diplomati shqiptar dhe gruaja e tij

Dy persona kanë vdekur në një aksident në Rumani. Një nga ta ishte diplomat shqiptar. Një veturë me tabela diplomatike është goditur nga një taksi e më pas është rrotulluar në rajonin Mures në Rumani.

Nga aksidenti kanë mbetur të vdekur një grua që po voziste veturën diplomatike dhe një tjetër që po e shoqëronte atë.

Bazuar në atë që kanë deklaruar dëshmitarët, burri ka qenë zyrtar i misionit diplomatik shqiptar në Rumani dhe vozitësja ka qenë gruaja e tij rumune.

“Gruaja është nga Toplita ndërsa burri është zyrtar shqiptar”, ka thënë një dëshmitar.

(Kosova Sot Online)