15- vjeçari shkakton aksident me makinë, 3 persona të plagosur

  • 23 May 2019 - 19:11
15- vjeçari shkakton aksident me makinë, 3 persona të plagosur

Pasditen e sotme një aksident me plagosjen e tre të rinjve ka ndodhur rreth orës 17:00 në vendin e quajtur “Kraps”, në Fier.

Sipas policisë shtetasi A.A, 15 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç banues në Kraps, Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

(Kosova Sot Online)