Analistja serbe: Thaçi, Rama e Vuçiq bashkëpunonin për ndryshimin e kufijve

  • 23 May 2019 - 21:29
Analistja serbe: Thaçi, Rama e Vuçiq bashkëpunonin për ndryshimin e kufijve

Sonja Biserko, aktiviste për të Drejtat e Njeriut nga Serbia, thotë se nga fillimi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe kryeministri Edi Rama, kanë qenë ideatorë të idesë së shkëmbimit të territoreve.

Sipas saj, treshes i ishte bashkuar edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Rama, Thaçi dhe Vuçiq e kanë nisur në prapaskenë, bashkë me Mogherinin dhe njerëz të caktuar të cilët në bashkësinë ndërkombëtare lobonin për këtë opsion, duke filluar të merren vesh për ndërrimin e kufijve, dhe në një moment kjo ishte në prag të suksesit sepse ky grup ndërkombëtar lobimi, e cila përbëhet nga personalitete të njohura e të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Biserko, në debatin Jeta në Kosovë.

Ajo ka treguar pse nisja e bisedimeve për një marrëveshje të tillë i konvenonte Thaçit dhe Ramës.

“Nga ajo çfarë kam kuptuar unë, Presidenti Thaçi ka qenë në presion sigurisht edhe nga Beogradi ndërsa Rama ka dashur të shantazhojë BE-në për fitimin e statusit të kandidatit dhe ka qenë lojë e rrezikshme sepse kur kalon një pikë të caktuar bëhet opsion serioz. Ai [Rama] shpesh e flet këtë që nëse Kosova nuk e fiton pavarësinë e ata nuk e fitojnë statusin e kandidatit atëherë ata do të shkojnë në rrumbullakosjen e Shqipërisë natyrale”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)